Raportet tona me partnerët ndërkombëtarë kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin thotë, Ramush Haradinaj

Haradinaj thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet e hapur për një platformë të dialogut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka dalë nga tryeza e thirrur nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli. Ai ka thënë se janë disa tema kyçe që ka nevojë për interferime. “Kam shprehur gatishmërinë që të marrim pjesë në këto tryeza. Ne si AAK mbesim të hapur për një platformë të dialogut”, ka deklaruar kryeministri. I pyetur për mundësinë e zgjedhjeve të reja, Haradinaj është shprehur se nuk po sheh interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai ka shtuar nuk sheh ndonjë shenjë për mocion mosbesimi

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …