Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Ramush Haradinaj thotë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar në vend

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj duke folur për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka theksuar se burrështetasit amerikanë nuk e duan servilizmin. Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleate të Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar, duke aluduar në këtë rast në kundër-kandidatin e tij nga PDK, Kadri Veseli, i cili po pretendon se gëzon mbështetjen e administratës amerikane. “Për mua thoshin u prishë me Amerikë, por unë në ditën e parë të fushatës isha në Amerikë. Amerika është aleate e Kosovës, nuk është e politikanëve. Nëse dimë me punu në të drejtën e popullit tënd, edhe nëse nuk pajtohen nuk të pengojnë. Servilizmin nuk e çmojnë”, ka theksuar ai Sipas Haradinajt, për amerikanët është qenësorë që një politikan t’i mbrojë interesat e popullit të vet që të vënë besim mbi të.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …