Memli Krasniqi: Albin Kurti po frikësohet të marr përgjegjësi dhe po e çon vendin sërish në zgjedhje

Krasniqi: Ka tonalitet racist kërkesa e LDK-së për heqjen e Stadiumit nga Drenasi, vetëm se kjo parti nuk e do Drenicën

Memli Krasniqi, nënkryetar i PDK-së, e ka quajtur raciste LDK-në për shkak të idesë për heqjen e Stadiumit Kombëtar të Kosovës nga Drenasi, siç është planifikuar, për ta ndërtuar atë në Bërnicë. Sipas tij, kjo ndodh sepse LDK-ja nuk e do Drenicën.  “Ka tonalitet racist kjo kërkesë. Vetëm që s’e duan Drenicën, duan ta largojnë nga Drenasi. Le të argumentojnë ku duan ta dërgojnë. Unë si prishtinas, do të doja të ishte këtu, por është e pamundshme. Është bërë një studim fizibiliteti, janë marrë ekspertët ndërkombëtarë. Ai do të shfrytëzohet për ndeshje ndërkombëtare, është afër aeroportit, do të jetë i lidhur me hekurudhën. E pse ta qojmë sot në Bërnicë, pse? Për inat”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se ideja për Bërnicë “ka dështuar pasi është bërë fizibiliteti”. “Do të ishte e padrejtë tash kur procesi ka avancuar të kthehet mbrapa. Sikur të kishte opsion më të mirë, edhe unë do të doja të ishte këtu, bile në qytet, por as opsionet që konsideroheshin, sikur ai te ‘Prishtina e Re’, s’dolën në fizibilitet”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …