Doli nga shtypi libri, „Ushtari Astrit Suli“ në gjuhën gjermane, i autorit, Arber Shabanaj

Doli nga shtypi libri, „Ushtari Astrit Suli“ në gjuhën gjermane, i autorit, Arber Shabanaj

(Der Soldat Astrit Suli“ – ein Roman von Arber Shabanaj – Exposé)

 Unë, në këtë roman interpretoj kuptueshëm përjetimet e mia të luftës dhe dua që ato ngjarje, „krejtësisht të pamaskuara“, pra mua ashtu si edhe kanë ndodhur, të ja sjellë lexuesit para syve. Këtu rrëfehet mbi përjetimet nga Lufta Çlirimtare e Kosovës, përgjatë periudhës së viteve 1998 deri më 1999.

 Sidomos ata, të cilët thurin urrejtje të pabaza dhe antipati kontraproduktive kundër shqiptarëve, ata që janë në gjendje, Shqipërinë, kështu e ashtu ta duan  dhe të cilët janë të interesuar në faktet deri më tani fare pakë të ditura, i ftoi përzemërsisht, të e lexojnë veprën time.

Unë u përndjeka atëbotë nga dhuna e regjimit sllavë nga Kosova dhe ndodhesha në Gjermani, në kohën kur Lufta frontale në Kosovë shpërtheu, pra në siguri. Mirëpo nuk më linte asesi të qetë vetëdija e ime personale dhe kombëtare, nëse nuk do të merrja pjesë – krahë për krahë me bashkëkombësit e mi, në luftën çlirimtare.

Për shkak të kualifikimit dhe përvojës time në sferën ushtarake – të cilat unë, sikurse edhe të gjithë kosovarët e tjerë, atëbotë gjatë shërbimit ushtarak dhe përsosjes së kualifikimit tim të mëtutjeshëm në armaten e agresorit i realizova -, mua mu desh ta kryejë detyrën time si epror ushtarak, sa më mirë që ishte e mundur nën ato kushte, në mënyrë që ushtarët e mi, fare pakë apo hiq të përgatitur, t’i mësoja dhe sa më mirë për frontin e luftës.

Shumëçka na mungonte në luftë. Ne nuk ishim akoma me bukë dhe me ujë të furnizuar, e lëre më me pajisjen dhe mobilizimin e nevojshëm luftarak. Mirëpo të gjithë ne ishim të fokusuar në vendimin tonë të patjetërsueshëm – për një Kosovë të lirë -, të luftojmë kundër okupatorit.

Në këtë vepër unë mundohem, që lexuesit të ja afroj të merë pjesë në mendimet dhe ndjenjat e mia si oficer, si përgjegjës i këtyre luftëtarëve të rinj në moshë. Si një protagonist nga këta luftëtarë të guximshëm të lirisë, të cilët ishin nën besueshmërinë e komandës time, ju prezantoj ushtarin, Astrit Suli.

Libri në fjalë është botuar në gjuhën Gjermane dhe mund të porositet përmes `buchhandel.de´ (Thalia, Amazon). Përzemërsisht ju falënderoj!

Der Soldat Astrit Suli

Roman / Neu

Arber Shabanaj

Taschenbuch

450 Seiten

ISBN-10: 169-5-86612-6

ISBN-13: 978-1695-86612-6

Verlag: Kindle / Independently published (28. Sptember 2019)

19,25 EUR

Erscheinungsdatum: 28.09.2019

Sprache: Deutsch

Doli nga shtypi libri, „Ushtari Astrit Suli“ në gjuhën gjermane, i autorit, Arber Shabanaj

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …