Kujtim Gashi: Vetëvendosje e ka kërkuar të bëjë koalicion më PDK-në pas rënies së qeverisë por ne e kemi refuzuar

Reagim kundër zërave shpifës kinse për tërheqjen e investimit në stadiumin e Gjakovës

MKRS bën me dije për opinionin, me theks atë të Gjakovës, se projekti për ndërtimin e stadiumit të Qytetit në Gjakovë është në fazën e hapjes së procedurave dhe se së shpejti aty do të fillojnë punimet për renovimin e këtij stadiumi, duke bërë që Gjakova ta ketë stadiumin e kategorisë së II-të sipas kritereve të UEFA-së.

Dhe të kjo vjen si rezultat në kuadër të investimeve që MKRS bën në tërë Kosovën dhe pa e përjashtuar as Gjakovën. 

Kjo është pjesë e zotimit të Ministrit Kujtim Gashi që edhe qyteti i Gjakovës të bëhet me standarte të larta dhe aty të zhvillohen edhe ndeshjet ndërkombëtare. 

“Zërat shpifës të disa prej atyre që nuk kanë bërë asgjë për sportin dhe sportistët e Gjakovës janë qëllim këqija dhe nuk i ndihmojnë atyre me 6 tetor, ka thënë ministri Gashi duke e vlerësuar se qytetarët e Gjakovës e kanë parë punën dhe përkushtimin e tij edhe ne projektet tjera për Gjakovën si: Stadiumi ndihmës i përfunduar, Finalizimi i terreneve të Tenisit, Kampi Rinor në Pjetershan, Qendra Kulturore në Rugovë e shumë projekte tjera kulturore, sportive dhe rinore”, përfundon komunikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …