Ramush Haradinaj: U përurua shtatorja e heroit Rizah Salihaj në Zabergjë të Klinës, simbol i përjetshëm i trimërisë dhe përkushtimit për liri

Heroi Rizah Salihaj ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për liri, duke u rreshtuar në Brigadën 113 të UÇK-së “Muje Krasniqi”.
Sot, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj, bashkëluftëtarë dhe familjarë, morëm pjesë në përurimin e shtatores së heroit Rizah Salihaj, në vendlindjen e tij, në Zabergjë të Klinës. Ai ishte ndër ushtarët më të devotshëm, i vendosur e trim, i palëkundur në çdo betejë.
Heroizmi dhe vepra e tij do të mbeten përherë shembull se si liria e atdheut vendoset mbi gjithçka tjetër.
Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Rrëzohet amendamenti për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, pushteti voton kundër

Amendamenti për rindërtimin e xhamisë afër lumit Ibër nuk ka marrë mbështetjen e shumicës parlamentare, …