Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se po e sulmon në mënyrë të ulët Gjykatën Kushtetuese, institucionin më të lartë të drejtësisë në vend. Haradinaj tha se është “e dhimbshme” kur një kryeministër që synon të marrë sërish pushtetin nuk e njeh autoritetin e Kushtetueses, ndërkohë që sipas tij, Kurti dhe partia e tij kanë bërë vetë shkelje të njëpasnjëshme të Kushtetutës. Ai e cilësoi këtë sjellje si tentim mashtrim. Haradinaj theksoi se gjyqtarët e Kushtetueses janë zgjedhur nga Kuvendi legjitim i Kosovës, e jo nga “formacione imagjinare” të Kurtit. Sipas tij, bllokimi i Parlamentit dhe i vetë shtetit ka një emër të vetëm, Albin Kurtin, dhe këtë tashmë e sheh secili. Ai kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që në interpretimet e saj të mos ndalet vetëm në konstatimin e shkeljeve, por të përcaktojë edhe pasojat ligjore për individët apo grupet që i shkaktojnë ato. “Vetëm drejtësia e plotë është drejtësi”, ka theksuar Haradinaj në reagimin e tij kritik ndaj kryeministrit Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami dhe Shenoll Muharremi paralajmërojnë kolaps ekonomik mes bllokadës politike në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se qytetarët po vuajnë çdo ditë nga çmimet e …