Ramush Haradinaj: Zgjedhjet e reja parlamentare duhet të shpallen pa vonesa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm i partive politike me Presidenten Vjosa Osmani. Sipas tij, Presidentja ka kërkuar nga partitë opozitare të sqarojnë nëse ekziston shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re dhe të shqyrtohet mundësia për një zgjidhje të përkohshme lidhur me miratimin e buxhetit. “Presidentja kërkoi nga ne të sqarojmë nëse e kemi shumicën parlamentare për qeverinë dhe të shihet mundësia për një zgjidhje të përkohshme për buxhetin,” tha Haradinaj. Ai shtoi se sipas vlerësimeve të AAK-së, Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet më 5 nëntor, ndërsa zgjedhjet e reja parlamentare duhet të caktohen sa më shpejt, idealisht më 7 dhjetor. Haradinaj konfirmoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje për shumicë të re parlamentare midis partive opozitare dhe ftoi Presidenten të marrë vendimin për shpalljen e zgjedhjeve pa vonesa, duke theksuar se qëndrimi i AAK-së është i qartë: zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda afatit kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …