Ramush Hardinaj u takua me strukturat e opozitës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka njoftuar se është duke zhviluar takime me strukturat e partisë për të parë nga afër përgatitjet që po bëhen për protestën e së shtunës. Nëpërmjet një postimi në facebook ai ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve që po bëhen përpara mbajtjes së protestës gjithë popullore për rrëzimin e Qeverisë ka takuar strukturat e AAK-së si dhe të opozitës në qytetin e Pejës dhe Deçanit. Policia e Kosovës njofton se ka bërë përgaditjet e duhura për mbarëvajtjen e protestës së radhës.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …