Raporti i Progresit e fajëson Qeverinë dhe Kuvendin lidhur me dështimin Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Raporti i Progresit kritikon  Ministrinë e Drejtësisë për dështimin lidhur me ndryshimin e Ligjit për KPK-në. Qeveria e kuvendi nuk e menaxhuan siç duhet me këtë proces. Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në drejtësi në përputhje me deklaratën e përbashkët të angazhimit të marsit 2023, tregon një mungesë të përsëritur vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë. Konsultimet për këto reforma dhe për ndryshimet në ligjin për KPK-në u nxituan dhe nuk siguruan një rishikim kuptimplotë. Pavarësisht këshillave të forta të BE-së, Komisioni i Venecias nuk u konsultua nga qeveria dhe Kuvendi për ndryshimet përfundimtare në ligjin për KPK-në dhe për reformat e tjera kyçe. Kjo ndikoi negativisht në cilësinë e legjislacionit dhe përafrimin e tij me qëndrimin evropian”, është thënë në Raportin e Progresit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: LDK po shndërrohet në patericë të pushtetit, Abdixhiku ofroi menjëherë ndihmë për zgjedhjen e presidentit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka komentuar me tone kritike zhvillimet e fundit në …