leoni

Raportuesi për Kosovën, Igor Sholtes, thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim e vizave

Raportuesi për Kosovën, Igor Sholtes, thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim e vizave

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ndërsa ka theksuar se qytetarëve të Kosovës u është dhënë një premtim se pas përmbushjes së këtyre kushteve do të udhëtojnë pa viza, por se i njëjti premtim nuk është mbajtur. Sholtes, në një intervistë për “europeaninterest”, tha se liberalizimi i vizave nuk e ndihmon drejt shmangies së izolimit vetëm Kosovën, por tërë rajonin. Ai shtoi se Parlamenti Evropian e po ashtu edhe Komisioni Evropian kanë qëndrim pozitiv për sa i përket liberalizimit të vizave, por thekson se vendimi përfundimtar varet nga Këshilli i Evropës. Tutje, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, tha se në raportin Kosovë-Serbi ka ende çështje të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK nuk hyn në koalicion me Kurtin – Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion …