Viola von Cramon

Raportuesja në PE, Viola von Cramon, ka folur për mos liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi

Raportuesja në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka folur për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe dialogun Kosovë-Serbi. Ajo gjatë një  konference  me gazetarë ka shfrytëzuar rastin të komentojë edhe propozimin franko-gjerman,  i cili sipas saj është mundësi e mirë edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Po shihet që ka përparim të ri është një frymë e re, në të gjithë procesin po e shohim se në të dyja anët si në Beograd edhe ashtu edhe këtu, njerëzit e kanë kuptuar nëse jo marrëveshje, të paktën të arrihet një pako e cila do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Cramon theksoi se pret që Kosova ta mbështetë nismën e re franko-gjermane. Shumë njerëz kanë shkruar për këtë lloj propozimi franko-gjerman. Mendoj që ky është një rast i mrekullueshëm që të ecët përpara të dyja palët drejt integrimit evropian që mendoj që është absolutisht i nevojshëm dhe Kosova si vendi më pro evropian duhet ta përkrah këtë”. Duke folur për mos iberalizimit të vizave ajo tha se po vuan  bashkë me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë kundërshton mbylljen e Qendrave Sociale në Veri të vendit

Matthew Russell Lee: Nepotizëm, abuzim me fonde dhe kulturë hakmarrjeje gjatë mandatit të Caroline Ziadeh – Guterres hesht

Një analizë e publikuar nga avokati amerikan, Matthew Russell Lee, ka ngritur akuza serioze për …