Viola Von Cramon

Raportuesja, Viola von Cramon, reagon kundër qëndrimit të Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar fuqishëm kundër  deklaratës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ajo theksoi se Serbia nuk do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës dhe se vendimi për pranimin e saj  do të merret nga anëtarët e organizatës. Në të njëjtën kohë, është konfirmuar se në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, do të diskutohet raporti për Kosovën, e cila ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë më 12 maj të vitit 2022. Hapi i parë i suksesshëm për Kosovën u shënua më 24 prill me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës për t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës, tha zonja Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …