Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Bllokada në Kuvend po i kushton shumë Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka ngritur shqetësimin për pasojat që po shkakton moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se vendi po humb në shumë fusha për shkak të bllokadës politike. Qalaj deklaroi se bllokada aktuale po dëmton rëndë zhvillimin politik dhe ekonomik të Kosovës, duke rrezikuar edhe përfitimet nga programet ndërkombëtare. “Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe në ndihmat nga jashtë. Ju e dini që jemi duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes,” tha Qalaj, duke iu referuar ndihmës së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Situata e bllokuar në Kuvendin e Kosovës ka ndikuar negativisht në funksionimin institucional, duke sjellë vonesa në proceset vendimmarrëse dhe në implementimin e projekteve të rëndësishme për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj zhvillon takime politike pas dështimit të votimit të qeverisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, së fundmi është përfshirë në diskutime politike rreth formimit …