Gani Xhemë Paçarizi (15.5.1967 -18.7.1998)

Ovl-uçk Dega Malishevë:  Në nderim të 27-vjetorit të rënies së dëshmorit, bëhet zbulimi i “Muranës së Rrezikut”

FTESË

Të nderuara familje të Dëshmorëve,
Të nderuar Veteranë dhe Invalidë të Luftës Çlirimtare,
Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,

Ju ftojmë të na bashkoheni në ceremoninë e zbulimit të “MURANËS SË RREZIKUT”,
në nderim të 27-vjetorit të rënies së dëshmorit, Gani Paçarizi-Rreziku, tek vendi i rënies, në rrugën Fortesë–Sapniq.

Nderimi dhe respekti për veprën e tij jetësore është obligim moral dhe kombëtar për secilin prej nesh.

Me respekt,
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Malishevë

Kontrolloni gjithashtu

KOMF: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë janë alarm për gjendjen e arsimit në Kosovë

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka vlerësuar se rezultatet e sivjetme të Testit …