Rashit Qalaj: Kurti po përçan skenën politike, zgjedhjet e reja shumë të mundshme

Rashit Qalaj nga PDK ka reaguar ashpër pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re, duke thënë se kryeministri në detyrë duhet të merret me problemet brenda partisë së tij dhe jo të përçajë spektrin politik. “Qëllimi gjithmonë i deputetit Kurti është që të përçajë sa më shumë që është e mundur spektrin politik. Ai i ka 100 probleme brenda subjektit të tij dhe nuk ka të drejtë të flasë për partitë tjera”, deklaroi Qalaj. Ai mohoi se ndonjë deputet i PDK-së do ta votonte Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit në votim të fshehtë, duke thënë se deputetët e PDK-së janë njerëz me integritet dhe veprojnë sipas qëndrimit të partisë. Qalaj paralajmëroi se Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja në një afat të shkurtër kohor. “Është shumë e mundur që të kemi zgjedhje edhe në dimër edhe në pranverë. Unë besoj se LVV-ja do të ketë një rënie drastike nga vota e popullit”, u shpreh ai. Ndryshe, Kurti dështoi të sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë së re, duke marrë vetëm 56, ndërsa tani i takon Presidentes Vjosa Osmani të vendosë për hapat e mëtejmë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci pas vendimit të KQZ-së për rinumërim: Procesi zgjedhor ka qenë i mjegullt dhe jo transparent

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rinumërimin e votave të zgjedhjeve nacionale të …