leoni

Rasim Selmanaj

Rasim Selmanaj: Nuk do të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rast se ai merret në favor të Manastirit të Deçanit

Zyrtarët komunalë të Deçanit i janë drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të marrë vendim  lidhur me rastin e disa  tokave publike në Deçan, pronësinë e të cilave po e kërkon Manastiri i Deçanit. Kryetari i komunës, Rasim Selmanaj, paralajmëron se nuk do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në rast se ai merret në favor të Manastirit. Selmanaj trajtimin e kësaj lënde nga ana e kësaj gjykate e konsideron si ndërhyrje politike. Kundër dhënies së dy pronave publike këtij manastiri është edhe opozita në këtë komunë. Në vitin  2002, Gjykata Komunale në Deçan kishte anuluar çdo marrëveshje mbi faljen e këtyre pronave, marrëveshje të bëra nga qeveria në Serbi, që datojnë nga vitet 1993-1997, gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga regjimi fashist i Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …