leoni

Rasti i rezervave shtetërore: Drejtori i IKD-së e cilëson si një nga skandalet më të mëdha

Drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Drejtësisë, Ehat Miftaraj, e ka cilësuar rastin e Rozeta Hajdarit në lidhje me rezervat shtetërore si një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit që lidhen me menaxhimin e fondeve dhe mallrave shtetërore. Miftaraj tha se çështja e rezervave shtetërore, ku mungonte malli për të cilin ishin paguar miliona euro, tregon një dështim të qartë të mekanizmave të kontrollit shtetëror. Sipas tij, për këtë rast është e akuzuar ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. “Tash si jurist, për mua ka qenë e paimagjinueshme që një ministre si Rozeta Hajdari të shkelë ligjin kaq lehtë, të injorojë shtatë apo tetë këshilla të zyrës ligjore të MINT-it, të ekspertëve të MINT-it dhe të njerëzve që kanë punuar për vite në këtë fushë, dhe megjithatë të procedojë vendimin për rezervën shtetërore”, deklaroi Miftaraj. Ai shtoi se ky rast mund të përdoret si studim për të treguar se si edhe shtetet mund të dështojnë në menaxhimin e burimeve publike dhe rëndësinë e kontrollit ligjor dhe administrativ në institucionet shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së me mbështetje unanime

Bedri Hamza është zgjedhur sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, në një …