Reagon Komuna e Prishtinës: Dardan Sejdiu nuk ishte personi i maskuar në protestë

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në
medie në lidhje me pjesëmarrjen e nënkryetarit, Dardan Sejdiu në protestën e 9
janarit. Në reagim demantohet lajmi se Dardan Sejdiu është parë i maskuar në
protestën. “Publikimi i kësaj fotoje të rrejshme dhe aludimi që Dardan Sejdiu
fshihet prapa maskës, është përpjeke për ta denigruar punën dhe personalitetin
e Dardan Sejdiut, punën e Komunës së Prishtinës dhe qeverisjen e Lëvizjes
VETËVENDOSJE! në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

Kontrolloni gjithashtu

Pushimi dimëror i Speciales, ndërkohë që drejtësia mbetet në vendnumëro

Gjykata Speciale në Hag ka hyrë në pushimin dimëror nga kjo e hënë, duke pezulluar …