Komunistët shqiptaro-jugosllavë bij besnikë të Titos edhe pas Titos III

Pse krimet e komunizmit titist, rakonviqist janë heshtur e po heshtën nga paria e vendit?

 

Përderisa në të gjitha vendet që kanë dalë nga regjimet komuniste,  janë dënuar krimet e komunizmit, krime të cilësuara mbi baza ideologjike, kjo temë në Kosovë nuk u hap edhe pse ishte propozuar nga një deputet i Kuvendit të Kosovës.

Është mjaft simptomatik fakti se pikërisht në Kosovë, në vendin ku më së shumti janë kryer  krime antinjerëzore, krime sistematike shtetërore mbi baza kombëtare e fetare, krime masive, gjenocid, dëbim masiv të popullatës, madje as flitet për krimet e periudhës së tillë kriminale të  komunizmit e socializmit jugosllav.

 

Heshtja e pushtetarëve të Kosovës, heshtja e Akademisë së Shkencave, heshtja e të gjitha institucioneve, prej Presidencës, Kuvendit, Qeverisë, madje edhe e medieve me jugo-prejardhje, lidhur me krimet e komunizmit në Kosovë, vetvetiu flet për restaurimin e një segmenti komunist titist në qeverisje, të kamufluar me fraza dhe retorikë demokratike. Ndryshe nuk mund të shpjegohet kjo heshtje.

 

Si mund ta iniciojë temën e dënimit të krimeve komuniste, ish-komunisti tani kryeministër i Kosovës?

A mund ta  iniciojë temën e dënimit të krimeve komuniste, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës?

A mund ta iniciojë këtë temë Presidenca?

 

Krejt këto pyetje mbesin pa përgjigje, sepse asnjë prej këtyre institucioneve, as është marrë as do të merret me dënimin e atyre krimeve, të cilat për nga numri, mënyra e kryerjes, përmasat, dëmi sistematik që kanë shkaktuar janë po aq të tmerrshme dhe me  pasoja sa edhe krimet e kohës së Milosheviqit kundër shqiptarëve deri në qershor të vitit 1999.

 

Disa nga krimet e komunizmit titist rankoviçist në Kosovë, me përmasa gjenocidi dhe etnocidi

 

Krimet serbe e sllave kundër shqiptarëve kanë një histori të gjatë.

Krimet masive komuniste serbe e jugosllave kundër shqiptarëve datojnë nga fillimi i vitit 1945.

 

Krime masive kundër shqiptarëve nga partizanët komunistë  jugosllave, në mesin e tyre edhe komunistë shqiptarë u ndërmorën në kohën e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtetrrethimi jugosllav në Drenicë, në janar shkurt 1945, kur u vranë dhe u masakruan të paktën 1200 shqiptarë, luftëtarë dhe pjesëtarë të popullatës civile në mesin e tyre edhe shumë gra, fëmijë e pleq. U dogjën dhjetëra fshatra dhe paraprakisht u grabit  tërë pasuria e tundshme.

 

Krimet, që u kryen kundër të mobilizuarve shqiptarë në formacionet partizane jugosllave, sikur janë krimet kundër shqiptarëve, në Tivar të Malit të Zi  në mars prill të vitit 1945. Edhe pse nuk dihet numri i plotë i të masakruarave, pretendohet se në atë masakër janë mbytur mizorisht qindra shqiptarë.

 

Vrasjet prapa shpine të shqiptarëve në formacionin që ishte nisur nga Kosova në drejtim të Sremit e të Banatit në Vojvodinë, në pranverë të vitit 1945. Qindra shqiptarë janë likuiduar prapa shpine nga partizanët  e çetnikët serbë.

 

Krimet masive në Kosovën Lindore, në Gjilan me rrethinë, të filluara  në dimër të vitit 1945.

 

Vrasjet pa gjyq, pushkatimet  masive në të gjitha fshatrat e qytetet e Kosovës, që ndërmori pushteti serb në Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare që kishin mbetur nën republikat jugosllave, nën Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi.

 

Masakra në Monopolin e Duhanit në Tetovë.

 

Likuidimi  i më shumë se 90 për qind të anëtarëve të Nacional Demokratikes Shqiptare, forca e vetme politike e Rezistencës së armatosur, e cila kishte për qëllim të pengonte  pushtimin e trojeve shqiptare nga Jugosllavia. Pretendohet se nga viti 1945 e deri në vitin 1950 janë vrarë, janë pushkatuar janë dënuar me vdekje dhe me nga 20 vjet burg të rëndë më shumë se 3000 shqiptarë.

 

Burimet historike për këtë periudhë kohore japin shifra të konfirmuara e të pakonfirmuara, por besohet se për pesë vitet pas Luftës së Dytë Botërore, në rrethana të represionit intensiv dhe sistematik shtetëror janë vrarë rreth 25.000 shqiptarë, disa shifra saktësojnë numrin deri në 48.000. Mijëra të tjerë kanë vuajtur dënimet e rënda me burg, qindra prej tyre kanë vdekur nëpër kampe përqendrimi  nga keq ushqimi, sëmundjet, vrasjet e inskenuara për ikje nga burgu, etj.

Kampet më famëkëqija ku janë torturuar dhe janë persekutuar shqiptarët kanë qenë Kazamatet e Nishit, Pozharevcit, Gradishkës, Goli Otokut, Idrizovës, Mitrovicës  së Sremit,   Podgoricës etj.

 

 

Disa nga aksionet e regjimit komunist jugosllav në zhdukjen sistematike të shqiptarëve me qëllim të shpërnguljes së tyre për në Turqi dhe vende të tjera

 

Me qëllim për t’ i zhdukur shqiptarët, për ta thyer kompaktësinë e tyre dhe për t’ ua bërë jetën të pamundur në trojet e tyre etnike e historike, regjimi komunist i Beogradit kishte ndërmarrë një varg aksionesh speciale kundër shqiptarëve, përveç aksioneve të njohura që kishin për qëllim diskreditimin e kundërshtarëve politikë edhe në radhët e kombeve të tjera të ish-Jugosllavisë.

 

 

1. Aksioni i grumbullimit të tepricave, “Otkupi” në vitet 1948-1950, kur shqiptarëve iu mor buka, pasuria e tundshme dhe e patundshme. Shumë nga ata që bënë përpjekje ta fshehin miellin apo drithin për familjet e tyre, u dënuan me burg, ndërsa janë shënuar edhe raste konkrete të rrahjes dhe vrasjes së tyre publike, paraprakisht duke i etiketuar si “kulakë”.

 

2. Aksioni i konfiskimit të tokave, pasurisë së tundshme dhe të patundshme, të gjithë atyre shqiptarëve të cilët nuk iu nënshtruan regjimit komunist të bashkim vëllazërimit jugosllav.

 

3. Aksioni për heqjen e perdes e të ferexhesë, në vitin 1951, që nuk u ndërmor për shkaqe humanizmi e barazie gjinore, sikur proklamohej, por në radhë të parë  si presion kundër familjeve patriarkale, fetare, me qëllim për t’u shpërngulur në Turqi. Nga pasojat e këtij aksioni, i cili drejtohej kundër shqiptarëve me besim islam dhjetëra mijëra shqiptarë u shpërngulën në Turqi.

 

4. Aksioni i grumbullimit të armëve në dimër të viteve 1955-1956, kur u rrahën brutalisht, u detyruan të qëndronin zbathur mbi dëborë dhjetëra mijëra shqiptarë, në shumicën e fshatrave të Kosovës, por edhe nëpër qytete. Qindra shqiptarë kanë vdekur nga pasojat e dhunës së ushtruar dhe nga mbajtja mbi dëborë me ditë të tëra. Qindra të tjerë kanë mbetur invalidë të përjetshëm. Mijëra të tjerë janë shpërngulur në Turqi, në akord me Marrëveshjen Tito-Kypyrli, të nënshkruar, në  vitin 1953.

 

5. Aksioni i Reformës Agrare, i cili i shpronësonte shqiptarët nga prona e tyre shekullore. Qindra mijëra hektarë, tokë buke, pyje zabele u konfiskuan dhe u shpallën si prona shtetërore. Në këtë aksion përfitonin kolonët serbë që vinin nga Serbia, Bosnja e Mali i Zi, të cilëve pushteti komunist u jepte deri në pesë hektarë tokë pune, si dhe vegla e pajisje bujqësore gratis.

 

6. Aksioni i punës së detyrueshme, “punë angari”. Në këtë aksion, ku ndërtoheshin kryesisht rrugë, hekurudha, prerje masive e pyjeve, janë detyruar të punojnë dhjetëra mijëra shqiptarë, 90 për qind e tyre nga familjet të cilat i kishin rezistuar regjimit komunist dhe të cilin nuk e pranonin si regjim popullor, sikur proklamohej në opinion.  Ata, jo vetëm që nuk paguheshin për punë të tillë, por në rast të ndonjë rezistence apo mosparaqitje, rriheshin dhe dënoheshin me burg, si elementë armiqësorë, që pengonin zhvillimin e përparimin e vendit.

 

 

Krimet e komunizmit serb e jugosllav kundër shqiptarëve në Kosovë dhe kundër shqiptarëve në trojet e pushtuara nga Jugosllavia, kanë qenë dhe do të mbesin krime kundër njerëzimit, dhe ato një ditë do të dënohen, sepse krimet e tilla nuk vjetrohen, ashtu sikur nuk janë vjetruar as krimet e fashizmit dhe as krimet serbe kundër kroatëve, shqiptarëve dhe boshnjakëve myslimanë, gjatë luftërave në shpërbërjen e Jugosllavisë.

 

Komunistët e Kosovës, bijtë dhe bijat e tyre, janë bërë tok në mënyrë për të mos lejuar hapjen e atyre dosjeve të damkosura.

 

Të gjithë ne, që kemi pësuar individualisht dhe familjarisht nga krimet e tilla sistematike prej vitit 1945 e deri në qershor të vitit 1999, duhet të bashkohemi dhe të hartojmë çdo akuzë veç e veç, me qëllim për të faktuar çdo krim dhe për të kërkuar dënim, qoftë edhe vetëm dënim moral për pasardhësit e tyre, të cilët nuk janë në gjendje të pranojnë se baballarët e tyre kanë kryer krime kundër bashkëkombësve, me qëllim për të marrë pushtet dhe për të siguruar të mira materiale për vete për familjen dhe farefisin.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …