UÇK-ja emblemë e gjakut!
– Çdo gjë mund të përmbyset, shumëçka mund të rishkruhet e të harrohet, por pastërtinë e luftës së drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet të një populli të robëruar nuk mund ta ndryshojë askush.
Për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për luftëtarët e lirisë dhe për të gjithë veprimtarët e saj që u bënë themel i Kosovës së lirë është shkruar shumë pak. Për luftëtarët e lirisë, për luftën e drejtë të UÇK-së, për trimërinë dhe guximin e bijve e bijave më të mirë të kombit, të cilët në ditët më të vështira u ngritën në mbrojtje të atdheut është shkruar shumë pak apo thënë më troç aspak.
Çdo gjë mund të përmbyset, shumëçka mund të rishkruhet e të harrohet, por pastërtinë e luftës së drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet të një populli të robëruar nuk mund ta ndryshojë askush.
Askush nuk mund ta ndërrojë kahjen e historisë dhe askush nuk mund ta drejtojë gishtin drejt atyre që i dhanë shpirt Kosovës, lirisë dhe Atdheut.
Ata luftuan për një Kosovë të lirë.
Ata sakrifikuan për dinjitetin e popullit.
Ata u bënë themel mbi të cilin qëndron Kosova e sotme.
Lavdi të përjetshme të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës dhe nderim të thellë për të gjithë ata që e bartën, e mbrojtën dhe e ruajtën idealin e lirisë!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
