Recep Tayyip Erdogan: Gjatë muajit të Ramazanit në Turqi fundjava do të jetë e mbyllur plotësisht

Recep Tayyip Erdogan: Gjatë muajit të Ramazanit në Turqi fundjava do të jetë e mbyllur plotësisht

Në 24 orët e fundit Turqia ka regjistruar 32,400 raste të reja me koronavirus, ndërsa 154 pacientë kanë humbur jetën. Kryetari turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi shtrëngim të masave për të parandaluar përhapjen e Covid. Fundjava do të izolohet plotësisht gjatë muajit të Ramazanit. Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë bashkë do të bëjmë pak sakrificë. Në këtë muaj të shenjtë do të jetë e ndaluar lëvizja gjatë gjithë fundjavës. Gjatë ditëve të punës qarkullimi ndalohet nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit. Lokalet do të funksionojnë vetëm me shërbimin delivery. Janë të ndaluara grumbullimet për iftar dhe syfyr. Nga masat e reja preken edhe xhamitë të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …