Reçica: Me miratimin e Projektligjit për Inspektoratin e Punës do të zbatohen të drejtat punëtorëve

Reçica: Me miratimin e Projektligjit për Inspektoratin e Punës do të zbatohen të drejtat punëtorëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka bërë të ditur së  mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është  miratua Projektligji për Inspektoratin e Punës që i hap rrugë zbatimit me të mirë të drejtave të punëtorëve dhe luftimit punësimit jo formal por edhe sigurinë në punë.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Projektligji për Inspektoratin e Punës i cili ka për bazë zbatimin e dokumenteve strategjike të Qeverisë së Kosovës. Projektligji për Inspektoratin e Punës është në kuadër të prioriteteve të MPMS-së për vitin 2018, i cili ka për qëllim reformimin e këtij institucioni sipas standardeve ndërkombëtare të ILO-së dhe praktikave më të mira të vendeve të Bashkimit Evropian. Me miratimin e këtij Projektligji, po avancohen përpjekjet tona në përmbushjen e objektivave për fuqizimin dhe reformimin e Inspektoratit të Punës, zbatimin e të drejtave të punëtorëve, luftimin e punësimit jo formal dhe rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë”, ka shkruar Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …