Edita Tahiri

Reciprociteti sipas Edita Tahirit: Kosova liron gjeneralin vrastar Bojoviq, Serbia arreston një ish pjesëtar të UÇK-së

Krekosjet dhe deklaratat e papërgjegjshme të negociatores me Serbinë, Edita Tahiri lidhur me atë që ajo i quan reciprocitet, janë deklarata naive dhe pa asnjë vlerë, qoftë për Serbinë me të cilën ajo dialogun në emër të Kosovës, qoftë për opinionin në vend, i cili nuk i jep fare rëndësi deklaratave të tilla, gjithnjë të papërgjegjshme. Ajo, sa e sa herë e ka kërcënuar Serbinë për reciprocitet, por nuk ka përmendur kurrë faktin kush e detyroi Qeverinë e Kosovës ta lirojë nga arresti gjeneralin kriminel lufte Bojoviq, i cili ka kryer krime kundër popullatës civile në Kosovë, ndërsa përmend reciprocitetin, madje thotë se nëse Serbia vazhdon arrestimin Kosova do ta bëjë të njëjtën.  Deklaratat e tilla të papeshura, tregojnë nivelin e ulët përfaqësues  intelektual dhe politik, me të cilin Kosova po ballafaqohet në bisedime me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …