leoni

Reeker: Amerika është e gatshme të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë sapo të fillojë procesi

Reeker: Amerika është e gatshme të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë sapo të fillojë procesi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të përfshihet në procesin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, por këtë s’e bëjnë dot derisa palët të mos vendosin t’i kthehen dialogut ka thënë ushtruesi i detyrës të zëvendësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë, Filip Reeker. Ai për Zërin e Amerikan ka thënë që për rolin potencialisht më të fuqishëm të Amerikës në procesin e dialogut së fundi bisedoi edhe me njeriun e parë të Departamentit të Shtetit. Zyrtari më i lartë në DASH që merret me Ballkanin, ka thënë se beson që tek të dyja palët ekziston vullneti që të gjendet zgjidhje për dialog. Ai trimëroi Kosovën e Serbinë t’u kthehen negociatave duke premtuar mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Pengesë për rifillimin e dialogut konsiderohet taksa kundër mallrave të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …