Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për veçimin e procedurës në rastin ku ai akuzohet për pengim të administrimit të drejtësisë. Vendimi është marrë më 30 qershor nga gjyqtarja paraprake Marjorie Masselot, e cila konstatoi se argumentet e mbrojtjes së Thaçit janë të pathemelta, si në këtë çështje, ashtu edhe në procesin për krime lufte. Avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, kishte kërkuar që ky rast të shtyhej deri në përfundimin e procesit kryesor, ku ai akuzohet bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Sipas saj, mbrojtja është në fazën vendimtare të përgatitjes së mocionit për rrëzimin e akuzave dhe kërkon përfshirje aktive të Thaçit. Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Përveç akuzave për krime lufte, ai tani po përballet edhe me një aktakuzë shtesë për administrimin e drejtësisë.
