Remniku bëhet me fushë moderne sportive

Fshati Remnik i Vitisë është pajisur me një fushë moderne sportive, falë investimeve të komunës së Vitisë. Me këtë rast, kryetari i kësaj komune Sokol Haliti, theksoi se institucioni që ai udhëheq prej kohësh i kushton rëndësi të veçantë krijimit të hapësirave sportive, si për nxënësit, ashtu edhe për sportdashësit vitias.

Kryetari Haliti bëri të ditur se tashmë shumë vendbanime në Viti, janë bërë me fusha sportive, duke u mundësuar të rinjve dhe komunitetit hapësira të përshtatshme për aktivitete fizike dhe zhvillim të sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falënderon nga zemra qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme në javën e parë të fushatës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes profilit të tij në facebook ka …