Republika e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi nënshkruajnë marrëveshje për hapjen pikës doganore në Zogaj

Republika e Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi nënshkruajnë marrëveshje për hapjen pikës doganore në Zogaj

Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi në qytetin e Shkodrës,  dy  kryeministrat zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë Edi Rama tha se nënshkruan disa marrëveshje mes dy vendeve ku mes tyre ishte dhe hapja e pikës kufitare në Zogaj.

“Lehtësim të shkëmbimeve tregtare me reduktim të tarifave dhe sot kemi nënshkruar marrëveshjen për pikën e përbashkët kufitare në Zogaj. Kjo pikë e shumëkërkuar prej vitesh do të jetë një burim më shumë i ndërveprimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të turizmit. Do analizojmë dhe hapjen e një pike tjetër kufitare. Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi ne do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm”, tha kreu i qeverisë shqiptare Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …