Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Rexhep Selimi: Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon në asnjë formë që ta rrëzojë Qeverinë përmes Beogradit

Partia opozitare LDK-ja nuk ka dhënë përgjigje konkrete nëse do ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, nuk e ka mohuar e as pohuar një gjë të tillë, por ka bërë të ditur se në asnjë formë nuk do të pranojnë kushtëzime nga asnjë parti. Kurse Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, duke i komentuar deklaratat e deputetit të Listës Serbe Igor Simiqit për rrëzim të Qeverisë, ka thënë se partia e tij nuk pranon në asnjë formë që ta rrëzojë Qeverinë përmes Beogradit. “Pavarësisht se Qeveria u formua me Listën Serbe, respektivisht me bekimin e Qeverisë së Serbisë, ne nuk e rrëzojmë Qeverinë përmes kësaj partie, por përmes opozitës së Kosovës. Ne as nuk i llogarisim e as nuk i kërkojmë votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Qeveria e Kosovës duhet të bjerë, zgjedhje duhet të ketë sa më parë, por jo sepse do Serbia, por sepse duan qytetarët e Kosovës”, ka potencuar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …