Grenell

Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në

Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të  Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në krizë. Ish-emisarit amerikan Richard Grenell akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për devijimin e këtyre  marrëdhënieve Ai theksoi se liderë të mëparshëm si Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti kishin ndërtuar raporte të shkëlqyera me administratat republikane dhe demokrate në Washington. Kurti është përballur me kritika për mbështetjen publike ndaj kandidatëve demokratë në zgjedhjet presidenciale amerikane të viteve 2020 dhe 2024. Megjithatë, Kurti mbetet optimist për marrëdhëniet me Amerikën  duke u mbështetur në bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit. Emërimi i Grenellit nga Donald Trump si Emisar Presidencial për Misione të Posaçme, përfshin edhe dialogun Kosovë-Serbi, që  pritet të rifokusohet në sfidat diplomatike të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …