Përfaqësuesi special i presidentit amerikan, Donald Trump, Riçard Grenell ka vlerësuar se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është peng i Gjykatës Speciale. Duke komentuar protestën e mbajtur kundër padrejtësisë së kësaj Gjykate, ai ka theksuar se ky nuk është sistem i drejtë i drejtësisë. “. “Po, me siguri konsideroj që çfarë i kanë bërë në pesë vitet e fundit është mu të qenit peng. Është një situatë e tmerrshme dhe duhet ta dëgjoni Edi Ramën. Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar. Kur mbani dikë për kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike, unë mendoj se kjo është më shumë koment për ndjekjet politike penale që evropianët po i bëjnë, po e ndjekin se çfarë ka bërë e majta amerikane ndaj Trumpit, e dimë që është i njëjti person, Jack Smithi, i besuari i Joe Biden”, ka theksuar mes tjerash, Reçard Grenell, përfaqësuesi special i presidentit, Donald Trump.

Photo: Gage Skidmore