leoni

Richard Grenell: Kosova ka nevojë për qeveri të fokusuar në investime, jo në politikë

Emisari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, pas një vizite disa ditore në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është kthyer në SHBA ku aktualisht drejton përkohësisht Kennedy Center në Uashington. Grenell publikoi fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, duke e lavdëruar për sigurimin e 257 milionë dollarëve nga Kongresi për shpëtimin e Qendrës Kennedy. Sipas tij, kjo qendër do të rikthehet në ditët e saj të lavdisë me ndihmën e ideve të Trumpit. Grenell tha se populli i Kosovës është partner i jashtëzakonshëm i SHBA-së, por theksoi se vendi ka nevojë për një qeveri të gatshme për të tërhequr investime. “Kemi provuar dhe ka tepër shumë politikë. Nuk ka vullnet për të ndërmarrë hapa që sjellin rritje ekonomike. Këtë nuk e thonë vetëm biznesmenët amerikanë, por edhe ata perëndimorë”, u shpreh Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami: Donika Gërvalla i ka shtruar terrenin Serbisë, diplomacia kosovare në kolaps total

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme …