leoni

Daniel Serwer; Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe partisë së tij nga pushteti, pas zgjedhjeve
Photo: Gage Skidmore

Richard Grenell: Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë zyrtarët e Hagës në një gjykatë amerikane

Richard Grenell, ish-i dërguar i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, ka reaguar ashpër ndaj drejtësisë evropiane, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të dështuar në rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në rrjetet sociale, Grenell ka deklaruar se Thaçi po mbahet në burgun e Hagës “pa gjyq të drejtë” dhe se Evropa po hesht përballë një padrejtësie të tillë. Ai akuzoi institucionet evropiane për “hipokrizi dhe sistem brutal të drejtësisë që drejtohet nga elitat”. “Ka shumë arsye pse Europa po dështon. Një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin për Hagën, e cila mban një Kryetar Shteti në burg për pesë vjet pa gjyq. Dhe pastaj procesi zgjat edhe më shumë vite. Kjo nuk është drejtësi,” shkroi Grenell. Duke kritikuar ashpër qasjen e gjykatës speciale, ai shtoi se “askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian” dhe se shpreson që Thaçi, sapo të jetë i lirë, “t’i padisë të gjithë zyrtarët përgjegjës në një gjykatë amerikane, sepse janë para të taksapaguesve amerikanë”. Deklarata e Grenell vjen në kohën kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po vazhdon të kritikohet për vonesa të gjata dhe mungesë transparence, ndërsa mbështetësit e Thaçit e konsiderojnë këtë si proces politik të motivuar kundër luftës çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori gjerman viziton KFOR-in, vlerëson rolin e trupave në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka vizituar selinë e KFOR-it, ku është pritur …