leoni

Rifat Latifi

Rifat Latifi: E kemi një situatë epidemiologjike shumë të mirë, por kjo nuk është arsye që të mos vaksinohemi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë Qeveria e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme që vaksinimi i popullatës të jetë sa më masiv dhe që sistemi shëndetësor të jetë i gatshëm për çdo krizë që mund të ketë. Tutje, ai tha se deri më tash në Kosovë kanë vdekur tre mijë persona nga virusi korona,  andaj është e rëndësishme marrja e masave. “Nëse Qeveria ka bërë diçka të mirë kohëve të fundit është ka qenë vaksinimi dhe përgatitja e sistemit shëndetësor për t’u ballafaquar me çfarëdo krize që kemi. Ne tash e kemi një situatë epidemiologjik të jashtëzakonshëm por kjo nuk është shkas që ne të mos vaksinohemi”. “Na duhet të vaksinohemi dhe duhet t’i ruajmë masat në mënyrë që ta zvogëlojmë shansin e Covidit që të na vdesin pacientët tanë. Gati tre mijë vetë na kanë vdekur dhe nuk duhet të kemi më shumë vdekje”, tha Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …