Rikthimi i këngës arvanitase, ri-zgjim apo vetëm nostalgji për origjinën dhe humbjen e saj

Rikthimi i këngës arvanitase, ri-zgjim apo vetëm nostalgji për origjinën dhe humbjen e saj

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

Në librin e tij: Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve të intelektualit dhe studiuesit të madh arvanitas, Aristidh Kola janë prezantuar një duzinë faktesh e argumentesh gjuhësore, historike, kulturore e të tjera, të cilat dëshmojnë praninë e këtij etnosi shqiptar qysh moti të shumicën e krahinave të Greqisë.

Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenëve  lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse “arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re”. “Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen”, shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se “u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t’i pranonin si grekë, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si për shembull që ata konsiderojnë se  gjysma e tyre u shndërruan në myslimanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare.

Sipas Aristidh Koles arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se “brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi”.

Arvanitasit me qëllim për ta ruajtur fenë dhe traditën e krishterë, mbetën të tillë çfarë edhe janë, grekë-folës, të cilët nuk e mohojnë origjinën, por ndihen krenarë me prejardhjen e të parëve, pavarësisht se gjuhën e tyre e ruajnë vetëm në këngë. Krejt çka ka mbetur nga bota arvanitase është kënga e mallit nëpër dasma e ahengje, vallja, veshjet karakteristike, që krejt pak dallojnë nga veshjet e grekëve, apo veshjet greke nga ato arvanitase. Arvanitasit e grekët e sotëm janë të lidhur si mishi me thoin dhe përbëjnë një entitet të dyzuar kulturor, ku elementi grek dominon jo vetëm me gjuhën por edhe me identitetin e shumicës.

Fenomeni arvanitas ka të bëjë me mbijetesën e dualitetit arvanitas-grek, një simbiozë jo vetëm kulturore por edhe e përkatësisë kombëtare  greke. Ata Greqinë e konsiderojnë si atdheun e tyre dhe nuk ua  ka mohuar as ua mohon kush etninë, për më tepër vetë grekët thonë se arvanitasit janë më patriotë se ata, kur është fjala për atdheun e tyre-Greqinë.

Sidoqoftë nuk janë vetëm arvanitasit  shqiptarë që u asimiluan, por janë me  miliona shqiptarë në Turqi që kanë origjinë shqiptarë por që nuk janë më. Kështu do të ndodh pas një kohe jo të gjatë edhe me shqiptarët kudo në Evropë dhe në Amerikë, sepse këto janë ligje të jetës, që vihen mbi kërkesat nacionaliste apo patriotike.

 

Kënga arvanitase edhe sot është e përhapur po thuajse në tërë Greqinë. E dëgjojnë dhe e preferojnë edhe grekët, sepse kanë shumë çka të përbashkët. Në karakteristikat e saj të përgjithshme kënga arvanitase, pavarësisht ndikimeve ka ruajtur dhe ruan tiparet arkaike, jon vetëm gjuhësore por edhe më mënyrën e përmallshme të këndimit. Këngët arvanitase të kënduara nga këngëtarët më të njohur të kësaj bote, si Thanasi Moraiti, i cili me të drejtë mund të konsiderohet si ylli i këngës arvanitase, pastaj  Aleko Dhima, profesoresha e ndjerë e muzikës dhe e këngës arvanitase, grekja Dhomna Zamiu, Jorgji Papasideri, Kostas Psinas, Niko Panurgjia, Dasho Kurti, këngëtar nga Shqipëria ndër më të njohurit në Greqi, këngëtari i njohur grek,  Spiros  Brebo e shumë të tjerë madje edhe nga gjeneratat e reja të këngëtarëve.

Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Albert Z. Zholi

Albert Z. ZHOLI:  Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri

 Dita Botërore e  librit dhe e kriza e së drejtës së autorit në Shqipëri Shqipëria …