Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Rikthimi i Trumpit, në pozitën e kryetarit të Amerikës mund ta rikthejë opsionin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë

Rikthimi i Donald Trumpit, në pozitën e kryetarit  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund ta rikthejë  opsionin e shkëmbimin e territoreve. Gazetari i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ia ka kushtuar një artikull paralajmërimit për investime të mëdha në Shqipëri dhe Serbi të Jared Kushner, dhëndër i ish-presidentit amerikan. “Çfarë po planifikon dhëndri i Trumpit në Ballkan?”, është titulli i shkrimit. “Nëse vjehrri i tij Donald Trumpit bëhet president amerikan, marrëveshja mund të ketë pasoja të mëdha”, thuhet në artikull. Sipas FAZ-it, një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të Trump, Xhared Kushner në Serbi dhe Shqipëri ka ndezur debate të gjalla, veçanërisht në Beograd. Të premten, Kushner ka konfirmuar planet për New York Times, të cilat gazeta i përdori si bazë për një raport gjithëpërfshirës mbi projektin. Kjo nga ana tjetër çoi në reagime të qarta nga qeveria serbe në fundjavë. “New York Times” raportoi se në Beograd bëhej fjalë për ndërtimin e një hoteli dhe një objekti me “1500 njësi banimi” dhe në Shqipëri bëhej fjalë për ndërtimin e resorteve luksoze në bregdetin e Mesdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …