Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Kuvendi i Kosovës gjatë një votimi të dyshimtë, miratoi në parim një projektligj shumë të rëndësishëm

Kuvendi i Kosovës  në një votim të dyshimtë, miratoi në parim një projektligj shumë të rëndësishëm. Gjithçka ka ndodhur në seancën e së enjtes, ku në rend dite mes shumë projektligjesh ishte edhe ai për Tekstet Shkollore. Dilemat u ngritën pasi që vet Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit ra në konfuzion se a kishte vota të mjaftueshme apo jo. “A jeni të sigurt që këto janë votat, nuk e di. Vetëm për çështje korrektësie, a mund të më tregoni ju nga shumica, kështu vetëm për informatën time,  deklaroi Konjfuca. Megjithë dilemat që vet kryeparlamentari ngrit dhe pyetjen që u bëri deputetëve të shumicës, ai nuk mori një përgjigje nga ta. Pavarësisht kësaj, Konjufca mori një vendim që projektligjin në fjalë ta konsiderojë të votuar. Dilemat e që i pati Konjufca, konfirmohen edhe nga video që shfaqë momentin e votimit të deputetëve për këtë projektligj në seancë plenare. Deputeti, Visar Korenicën, deklaroi se ky projektligj nuk mund të konsiderohet i votuar, pasi  në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …