Rinumërimi nxjerr humbësit dhe fituesit: Kurti, Hamza e Abdixhiku me minus, Haradinaj me plus vota

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve, proces që tashmë ka përfshirë mbi 77 për qind të vendvotimeve në gjithë vendin. Deri më tani janë rinumëruar 1 mijë e 973 nga gjithsej 2 mijë e 557 vendvotime, duke prodhuar ndryshime konkrete në rezultatet për shumë kandidatë për deputetë, përfshirë edhe liderët e partive politike. Sipas të dhënave të deritanishme, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka pësuar rënie prej 413 votash në krahasim me rezultatin fillestar. Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka minus 104 vota, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka humbur 167 vota. Në anën tjetër, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, del momentalisht me bilanc pozitiv, me 28 vota më shumë pas rinumërimit. Këto shifra po ushqejnë debatet për saktësinë e procesit fillestar të numërimit dhe po rrisin presionin mbi KQZ-në për transparencë dhe përgjegjësi institucionale. Ndryshimet, ndonëse në dukje numerikisht të vogla, kanë peshë politike dhe simbolike, sidomos kur prekin drejtpërdrejt liderët partiakë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Grupet serbe në Telegram, mjet frikësimi dhe shantazhi: Burim Ramadani paralajmëron për rrezik të vazhdueshëm në veri

Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me hulumtimin e publikuar nga Kiks Kosova …