Deputeti i përjetshëm i Kuvendit të Serbisë, kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik në Preshevë, Riza Halimi, ka thënë se ideja e kryetarit, Hashim Thaçi, që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, nuk mund të realizohet. Ka munguar diskutimi për shqiptarët. Nëse këtu kemi një interesim serioz, ai duhet të jetë komplet i forcave politike të Kosovës dhe të ketë qasje serioze që trajton çështjen e Luginës në mënyrë konkrete. Sipas Halimit, shumë vjet deputet i kuvendit të Serbisë u dashka të bëhet një baraspeshë në mes të të drejtave që gëzojnë serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Serbi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
