RKL

RKL: Trandafilova pritet me protesta të përgjakshme, partiakët heshtin, veteranët bëjnë gjumin e ditës, Kurti nuk ndihet gjallë

Partia Socialdemokrate,  sot ka zhvilluar një protestë të fuqishme, në Prishtinë, në përpjekje   për të penguar konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila, e paftuar nga askush  po qëndron për vizitë në Kosovë.

Kjo protestë, e cila u përgjak nga policia e Qeverisë Kurti, në jugomediet dhe at0 të varura nga politika,  po quhet aksion simbolik, me qëllim për ta zhvlerësuar protestën,  në të cilën u përgjak madje edhe kryetari i partisë, Dardan Molliqaj. Policia e Kosovës gjatë arrestimit ka përdorur dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar ata. Në fotot e publikuara shihet se Dardan Molliqaj është gjakosur në fytyrë gjatë arrestimit. Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe aktivistët: Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi.

Protesta kishte filluar gjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Prishtinë. Aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion, me qëllim për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Gjatë aksionit, jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata. Aktivistët e PSD-së thanë se Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.

Qëndrimin e zonjës Trendafilova në Prishtinë nuk e kanë kundërshtuar madje as veteranët e luftës së UÇK-së, as kryetarët e partive politike, që pretendojnë se kanë dalë nga lufta e UÇK-së, natyrisht as Qeveria Kurti e cila po bashkëpunon me Gjykatën Speciale.

Ky qëndrim në dukje indiferent, është qëndrim pacifist dhe nënshtrues, për faktin se kryetarja e Gjykatës Speciale po qëndron në Prishtinë, e paftuar, në një vizitë mbase me një protokoll të veçantë, por gjithësi me një prapavijë protektore dhe përbuzëses madje edhe për Qeverinë e Kosovës, sepse zonja Trendafilova nuk është thjesht një prokurore, gjyqtare apo avokate, e cila mund të xhezdis kudo nëpër Kosovë, pa paralajmëruar askë, por është kryetare e një Gjykate e cila ka për qëllim që luftën çlirimtare të UÇK-së ta trajtojë si luftë të gjoja bashkimit të grupeve kriminale, duke përbuzur e poshtëruar edhe gjakun e derdhur rrëke të  dëshmorëve e martirëve,  të rënë për lirinë e Kosovës.

Qëndrimi i kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Prishtinë, nuk i ka prishur fare rehatinë, Albin Kurtit as trimave e trimëreshave  “të dëshmuara” të kësaj partie, në të cilën dikur bënin pjesë aktivitet e sotëm e PSD-së, të ndarë nga ajo në kushte dhe rrethana, të cilat i di opinioni në Kosovë e më gjerë. Dikur Albin Kurti me të vetët përmbysnin xhipat e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Ata përballeshin me policinë, pikërisht për të njëjtat motive. Madje nuk është për tu habitur nëse dikush nga Qeveria e fton në bisedë mikpritëse zonjën e vogël,  të Gjykatës së Madhe, e cila ka ardhur e paftuar ashtu sikur vinte dikur gjykatësja hetuese serbe, Danica Marinkoviq.

Është fat i madh që indiferencën e sotme morbide, dekadente e të panatyrshme të institucioneve të Kosovës   e thyen aktivistët e PSD-së, të cilët madje edhe u rrahën brutalisht nga policia e Kosovës, sikur ka ndodhur edhe shumë herë në aksione të tilla të kësaj partie të vërtetë opozitare në Kosovës, rreth  së cilës do të duhej të rreshtoheshin opozitarët e vërtetë të vendit e jo dekadentet e shpërfytyruar sa e sa herë në momentet sikur ky i sotmi.

PSD-ja me aksione të tilla, jo simbolike, por në vazhdimësi të përgjakshme, por tregon se është e vetmja forcë e vërtetë opozitare në Kosovë, e cila tani për tani po përballet me keqqeverisjen, mbajtjen  në arrest, keqtrajtimin e krerëve të luftës së UÇK-së dhe degradimin e pavarësisë së Kosovës.

Është për të ardhur keq edhe për qëndrimin tejet indiferent të përfaqësuesve të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët, në rast si kjo e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale në Kosovë, të paktën do të duhej të reagonin deklarativisht, sikur kanë bërë në vitet e fundit dhe të mos pajtohen me vizitën e paftuar të kryetares së Gjykatës Speciale, e cila luftën e UÇK-së e trajton si luftë terroristësh.

Jemi mësuar me deklaratat e vonuara të krerëve të shoqatave, por në raste si ky i sotmi, çdo vonesë është e pafalshme dhe e vë në pikëpyetje vetë punën dhe ekzistencën e shoqatave, të cilat i bindën  verbërisht politikanëve dhe qeverisë së Kosovës.

Reagimi me vonesë, për të cilin besojmë se do ta bëjnë veteranët, megjithatë flet për mungesë gatishmërie e serioziteti, flet për një situatë konfuze dhe për mungesë unifikimi të qëndrimeve, thjesht flet për një rezignatë pasive, e cila ka kohë që mbretëron në organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Pacifikimi i këtyre organizatave nënkupton lodhje nga brenda, parazitizëm, pajtim me realitetin dhe dorëzim në kohën. kur por bëhen përpjekje të fuqishme, madje strategjike të qarqeve antishqiptare, për ta deformuar luftën e UÇK-së dhe për ta vënë në dilemë edhe lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Pavarësisht se çka do të sjellin ditët në vijim, është fat për vendin  dhe historinë e Kosovës që disa aktivistë atdhetarë, sikur këta të PSD-së  u gjenden në ballë të detyrës, jo për të fituar poenë politikë, por për të fituar Kosova dinjitet të vazhdimësisë së saj çlirimtare, në rrugën e mbrojtjes me çdo kusht të vlerave të luftës dhe të gjithë atyre, të cilët po pretendon t’ i viktimizojë e t’ i diskreditojë.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdojnë seancat në Hagë, dëshmon eksperti holandez në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykatën speciale në Hagë, edhe nesër do të vazhdojë procesi gjyqësor në rastin ku …