Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, i ka dal në mbrojtje kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili sot është arrestuar nga policia pas një aksioni simbolik për të kundërshtuar Gjykatën Speciale. Në profilin e tij ai ka shkruar se arrestimi i Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor. “Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për të protestuar, prandaj arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor, për të verifikuar se a ka pasur tejkalim të kompetencave”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …