Brickos

Ramush Haradinaj

AAK-ja, Konjufcës: Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e tokave por ti na trego si u bë Kosova rekord botëror i vdekjeve

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  i ka reaguar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për deklaratën e këtij të fundit për Ramush Haradinajn, i cili sipas tij ka probleme me ligjin. Kjo parti ka theksuar se Konjufca nuk duhet të merret me shpifje, por të përgjigjet pse Kosova është shndërruar në vend të vdekjes. “Prandaj, ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjeve dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd”, është thënë në reagimin e AAK-së.

Reagimi i plotë i AAK-së:

Kur “ushtria fashiste e ‘Facebook’-ut” e Albin Kurtit shanë e sulmon gjithsecilin dhe për gjithçka, kjo edhe është e kuptueshme se atë detyrë kanë dhe për atë paguhen. Po kur i jep gojës pa fre edhe njeriu që e mban postin e Kryetarit të Kuvendit, kjo është shqetësuese.

Ky zotnia bëhet edhe prokuror, edhe gjyqtar edhe pa fije turpi flet broçkulla në publik, se si Ramush Haradinaj paska probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion!

Sa për informimin e opinionit publik e jo për oborrtarët e Albin Kurtit (se këta të fundit e dinë të vërtetën), Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e as stërshitjen e tokave dhe në jetën e tij nuk ka pasur e as nuk ka një akuzë për asgjë, nëse këtu nuk i llogaritni akuzat e luftës speciale të Serbisë kundër tij!

E dyta, e dini ju e gjithë të tjerët se ky Shtet e ka një sistem që merret me shpronësimin e tokave, kjo për projekte të interesit nacional dhe ky sistem është krejtësisht i pavarur dhe jashtë kontrollit të çdo kryeministri.

Prandaj, ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjes dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd!

Mos u merrni me rrena e me shpifje se po e tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik.

Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet!

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …