leoni

RKL

RLK: Arrestimi me vështirësi dhe lirimi me lehtësi i serbit Gjuriq, ishte karrem i Serbisë

Veriu i Kosovës, është sikur ai “Hoxhini” i romanit,  “Kështjella” i shkrimtarit, Mesha selimoviq.

Ata që kanë pasur rast ta lexojnë këtë roman të shkrimtarit të madh boshnjak, Mesha Selimoviq, nuk mund të mos kenë vërejtur një vend që përcaktohet si vatër e përhershme e krizës dhe të cilin ai e përshkruan me një filozofi të veçantë  krijuese, realiste. Sipas tij, secila mbretëri apo perandori e mençur e lejon në një vend të caktuar, një  vatër krize, si burim të përhershëm të trazirave, për të mos i zgjidhur përfundimisht  problemet, në mënyrë që ato të zgjasin sa më shumë dhe të zgjidhen ose kur pala më e fortë ka interes, aso të zgjidhen vetvetishëm, por mundësisht të zgjasin sa më shumë. Vatra të tilla të krizës janë të shumta në botë dhe secila prej tyre në fillim ka qenë një vatër e izoluar, por më vonë ka shpërthyer  me luftë, madje disa herë edhe me përmasa botërore.

 Hyrja e forcave franceze të KFOR-it në Mitrovicë, më 16 qershor të vitit 1999, ndarja e qytetit në dy pjesë, duke marrë kontrollin në pjesën veriore, e cila ka qenë e dominuar me popullatë serbe, caktimi përfundimtar i një vije ndarëse, nuk ishin bërë pa qëllim të caktuar, sikur përrallisin disa të vetëquajtur analistë, apo politikanë të dështuar. Qysh atëherë ishte kuptuar mirë për ata që kishin mend në kohë se jo rastësisht ishin caktuar forcat franceze në atë pjesë të Kosovës, kur dihet mirëfilli se Franca, jo vetëm që kishte pasur rezerva dhe nuk ishte pajtuar me bombardimin e Serbisë nga NATO-ja dhe disa herë në KS të OKB-së kishte kundërshtuar Aleancën si dhe shtetet që përkrahnin Kosovën.

Po ashtu nuk kishte qenë fare e rëndësishme, që kryeadministratori i parë i Kosovë ishte caktuar francezi,  Bernard Kushner, i cili kishte ardhur në Kosovë me shumë paragjykime, por më vonë kur u njoftua  me realitetin, brutalitetin dhe sodominë serbe kundër shqiptarëve,  në masë të madhe kishte ndërruar edhe pikëpamjet e tij.

Prej qershorit të vitit 1999 e deri sot veriu i Kosovës ka qenë dhe ka mbetur vatra e krizës, “Hoxhini”  i faktorit dhe i mujsharëve ndërkombëtarë, i OKB-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, EULEX-it si filiale e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë për dënimin dhe ndëshkimin e çlirimtarëve të Kosovës, BE-në organizatën globaliste evropiane, e cila përkëdhel Serbinë dhe i plotëson çdo kërkesë mbi kurriz të Kosovës. Të gjithë këta faktorë ndërkombëtarë, të cilët edhe e kanë krijuar këtë vatër  krize, këtë edhe  e shfrytëzojnë në radhë të parë për interesa të veta dhe kurrsesi për t’ i mbyllur plagët shekullore të luftës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Në këtë mes politika konstante antishqiptare  e krerëve të Serbisë, e mbështetur fuqishëm nga Kremlini zyrtar, por aq edhe nga Bashkimi Evropian, ka marrë rolin e arbitrit, në atë që e quajnë zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës.

Kryetari i Serbisë, Vuçiq,  e ka përsëritur disa herë se me dialog me krerët e Kosovës ai nënkupton kompromis dhe me kompromis nënkupton që secila palë të fitojë nga diçka dhe jo njëra të humb  krejt e tjetra të fitojë gjithçka. Kjo filozofi e politikës serbe është mbështetur nga BE-ja, mjerisht edhe nga shumë  politikanë që ende i konsiderojmë miq dhe “partnerë besnikë”. Mbi  këtë premisë të kompromisit po zhvillohet edhe dialogu mes kryetarit të Serbisë, Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Arrestimi i serbit Gjuriq, i njohur për  një retorikë banale çetnike e fashiste, gjithnjë antishqiptare, një politikan torollak, gjysmak, të cilin Serbia e ka zgjedhur me qëllim për ta “djegur” në një moment të caktuar, mund të jetë bërë edhe për qëllime  apo prapaskena të ndryshme, apo ndoshta edhe me qëllim të matjes së deponimit të opinionit publik në Serbi dhe në Kosovë.

Arrestimi i Gjuriqit, dhe lirimi i shpejtë e dëbimi po ashtu me shpejtësi për në Serbi, duket se ishte patatja e nxehtë që Beogradi ia hodhi në duar  Kosovës dhe kjo me shpejtësi e kishte kthyer andej nga kishte ardhur.

Po të mos ishte kështu, po të ishte arrestuar Gjuriqi, sikur thuhet  konform ligjeve të Kosovës, ai do të duhej edhe të dënohej konform atyre ligjeve, për kalim ilegal të kufirit, edhe për faktin se mbi të gjitha  kishte qenë i paralajmëruar të mos hynte në Kosovë pa marrë leje paraprake.

Serbia kësaj radhe e ka testuar gatishmërinë e Kosovës, me qëllim për të nxjerrë konkludime në vazhdimin e negociatave. Ajo ka arritur që përballë faktorit ndërkombëtar,  edhe kësaj radhe të paraqes serbët si viktimë të  sikur thuhet “terrorit” shqiptar dhe si pamundësi të bashkëjetesës së shqiptarëve me serbë, në Kosovë.

Atë që Serbia nuk e arriti me vrasjen pas shpine të shqiptarë-vrasësit, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicë, më 16 janar 2018,  pikërisht ditën kur kishte rifilluar një dialog me palën e Kosovës në Bruksel, dhe ajo e kishte ndërprerë në mënyrë demonstruese,  atë tani po e provon me Marko Gjuriqin, po kështu një mall për kusuritje. Kësaj radhe Vuqiq i cili u mbanë frerët serbëve të Kosovës, ka arritur më shumë. Ai si duket këtë shantazh e ka bërë me qëllim për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, në koalicion edhe me “Listën Serbe”, dhe këtë duket se tashmë e ka arritur, por kësaj radhe duke ia lënë sërish  fajin Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë sot është bërë e ditur se kryesuesi i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se  serbët nuk do të jenë më pjesë e Qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se Qeveria në Prishtinë nuk do të ketë më mbështetjen e Listës Serbe dhe se serbët tash do të bashkohen rreth interesave të veta, sidomos kundër shqiptarëve. Këto deklarata Rakiq i tha sot në Beograd, pas takimit me kryetarin  e Serbisë Aleksandar Vuçiq, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës. Dua të them se Lista Srpska do të del nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të veta, sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë por edhe ne bashkohemi për interesat tona ka thënë Rakiq.

Kthimin në Qeveri,  Lista serbe do ta kushtëzojë me lëshime të tjera e të tjera, krejt derisa të ngopet dhe krejt derisa shqiptarët në Kosovë të kuptojnë se inatet, ndasitë përçarjet dhe përplasjet e vazhdueshme me njëri tjetrin, vazhdimisht do ta favorizojnë Serbinë dhe do ta dëmtojnë Kosovën. Por kjo njerëzve të verbuar me pushtet nuk iu bën përshtypje, pozitës as opozitës, sepse të dyja palët do të koketonin me Listën Serbe, sepse të përçarë  sikur janë varen nga kjo listë e  emëruar arbitrarisht nga Beogradi dhe jo nga liderët serbë të Kosovës.

Qeveritarët e zyrtarët e Kosovës vazhdojnë për pak orë ode ditë  që këtë rast ta trajtojnë si një fitore, me qëllim për ta bindur Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar se Kosova është shtet dhe autoritetin e sovranitetin e vet e shtrin në tërë territorin e saj. Kjo në dukje të parë nuk mund të mohohet, por e vërteta e tërë këtij pomoziteti për poenë politikë bie për tokë, për faktin se Gjuriqi nuk u arrestua për t’ u dënuar konform ligjit, sepse nuk ishte kjo hera e parë që ai ishte futur dhe sërish do të hyjë në Kosovë, por Qeveria nuk tregoi guxim  të paktën për mbajtje  në arrest 24 orë apo pak më shumë, sikur ndodh rëndom çdo kund të botë, me rastin e kalimit ilegal të kufirit.

Ky veprim i ngutshëm, në trajtimin e këtij rasti tregon se Qeveria ishte e frikësuar në radhë të parë nga reagimi ndërkombëtar, sepse askush deri tani, nga shtetet mike nuk e mbështeti këtë akt ligjor të shtetit, pavarësinë e të cilit e kanë pranuar. Aktin e arrestimit nuk e lavdëroi  as ambasadori i Amerikës, në Prishtinë  dhe askush tjetër, por iu gëzuan faktit se Gjuriqi  ende pa u arrestuar mirë ishte dëbuar nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 10 deri më 12 tetor

Ende jo zyrtarisht bëhet e ditur se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet …