Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë më shumë nga Kosova sesa  nga Serbia, duke theksuar se Serbia konsiderohet si vend më i rëndësishëm. Ky fenomen është i vazhdueshëm dhe shkaku është që Serbia konsiderohet si vend më i rëndësishëm në rajon. Ai përmendi vizitën e presidentit kinez në Serbi si një shembull konkret i rritjes së rëndësisë së këtij vendi, ndonëse në realitet Kosova duhet të trajtohet në nivel të barabartë me Serbinë. Bosch gjithashtu diskutoi dërgimin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se për shkak të politikës pragmatike, Kosova duhet të ndërmarrë veprime që mund të duket të paarsyeshme. Ai theksoi se dërgimi i draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është një hap që ka nevojë për kohë për të analizuar nëse është në përputhje me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …