leoni

Robert Bosch

Robert Bosh: Është domosdoshme që NATO-ja, ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë, për të ofruar siguri

Ish  ambasadori i Holandës,  në Kosovë, Robert Bosh, e vlerëson të domosdoshme që NATO-ja, ta rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë për të ofruar siguri. Ai mendon se në  prag të zgjedhjeve në Serbi, kryetari Vuçiq  po kërkon që ti bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli. Robert Bosh  është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Millan Radoiçiq është akoma i lirë, pavarësisht se e organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Kjo situatë e ndjeshme e sigurisë ka të bëjë edhe me zgjedhjet në Serbi, ku presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkon t’i mobilizojë të gjithë serbët. Natyrisht që pika më e nxehtë është veriu i Kosovës, ku tani afër kufirit me Serbinë po patrullojnë ushtarët britanikë dhe besoj se ata do të garantojnë siguri për atë pjesë. Por, ajo që po më shqetëson ka të bëjë me faktin se Milan Radoiçiq akoma lëviz i lirë dhe kjo është diçka e rrezikshme”, ka thënë për mediet,  ish  ambasadori i Holandës,  në Kosovë, Robert Bosh.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …