Robert F. Kennedy, do të kandidojë për kryetar të Amerikës si kandidat i pavarur dhe jo nga radhët e Partisë Demokratike

Avokati për çështjet e mjedisit dhe aktivisti kundër vaksinave Robert F. Kennedy, ka deklaruar se do të kandidojë për kryetar të Amerikës si kandidat i  pavarur, duke hequr dorë kështu nga kandidimi fillestar si demokrat dhe duke i shtuar një tjetër element garës elektorale që duket se do të sjellë një përballje mes Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Donald Trump. Zoti Kennedy, pjesëtar i një prej familjeve demokrate më të mirënjohura në politikë, pati filluar kandidimin për zgjedhjet paraprake ndërkohë që duket se ka gjetur mbështetje më të mirë në radhët e votuesve republikanë, se sa ndër demokratët. Nuk është e qartë se si do të reflektohej kjo mbështetje nga republikanët gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, kur zoti Kennedy do të kandidonte edhe përballë ish-Presidentit Trump. Aleatët e Presidentit Biden dhe të ish-Presidentit Trump kanë ngritur shpesh pikëpyetjen nëse kandidimi i zotit Kennedy do të shërbente për një ulje të mbështetjes ndaj kandidatit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …