Robert Hand: Amerika nuk duhet të bëjë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit

Robert Hand: Amerika nuk duhet të bëjë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit

Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand  thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të bëjnë presion ndaj Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hand tha se ai vetë nuk është dakord me idenë e ndryshimit të kufijve por shtoi se ajo nuk është hequr nga tryeza. Njohësi i hershëm i çështjeve të Ballkanit i tha se tarifa 100 për qind ndaj Serbisë është gabim taktik, por se megjithatë në këndvështrimin afatgjatë, Shtetet e Bashkuara do të jenë mike dhe aleate të Kosovës. Mendoj se tani është koha për t’iu rikthyer negociatave dhe dialogut. Dhe më pëlqejnë disa nga deklaratat që kanë ardhur kohët e fundit nga administrata, që bëjnë thirrje për heqjen e tarifave që ka vendosur Kosova, si edhe që i bëjnë thirrje Serbisë që të ndalë përpjekjet agresive për të kthyer mbrapsht disa nga njohjet e Kosovës, pra që të ndalin këto veprime negative dhe të fillojnë të ndërmarrin disa veprime pozitive.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …