Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, për Ditën e Evropës ka marrë pjesë në sheshin kryesor të Prishtinës, ku u mbajtën disa aktivitete për këtë ditë. Ai tha se Europa për të simbolizon liri, prosperitet e paqe dhe se pa Ballkanin Perëndimor projekti i BE-së është i pakompletuar. BE mendoj që është projekti më i suksesshëm i paqes në historinë globale. Është një projekt i papërfunduar dhe shpresoj që shumë shpejt të ketë anëtarë të rinj dhe në mesin e këtyre shpresoj të jetë Kosova një ditë. Gjermania është duke bërë gjithçka që të mbështesë këtë proces.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
