Gerald Knaus: Gjermania, Franca e Italia, do të vënë veton ndaj rekomandimit të 82% të deputetëve të Asamblesë

Drejtori i Iniciativës Evropiane për Stabilitet,  Gerald Knaus, ndërsa ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, i cili tha se shpreson që Kosova “të jetë një ditë anëtare e Bashkimit Evropian” dhe se për këtë gjë Gjermania është “duke bërë gjithçka”, ka potencuar se testi për këtë gjë do të mbahet javën e ardhshme duke aluduar për votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas tij Gjermania, Franca dhe Italia po planifikojnë të vënë veton Kosovës në Këshillin e Evropës. “Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia, po planifikojnë të vënë veton ndaj rekomandimit të 82 për qind të deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropian, i cili pasoi shqyrtimin më meritokratik nga tre komisione dhe ekspertë”, ka shkruar Knaus. Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim – kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …