Jorn Rohde

Rohde: Unë jam ambasador i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi, andaj përqendrohem në punët që duhet t i bëjë Kosova

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, tha se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar dhe se duhet ta zbatojë. Ai mendon se drafti i propozuar është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Procesi i cili është shtyrë përpara sidomos nga Gjermania, veçanërisht në propozimin për njohjen de facto dhe de jure ka të bëjë me atë se çka mund të arrijmë. Unë jam ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, jo në Serbi. Andaj unë përqendrohem në atë që Kosova duhet të bëjë. Kosova ka një përgjegjësi në këtë proces, e cila është implementimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe i cili është një obligim afatgjatë i Kosovës. Kështu që ne presim nga Kosova të jetë e sigurt në vete, ju e keni mbështetjen tonë dhe unë jam 100 % i sigurt se ne nuk kemi propozuar asgjë që bie në kontradiktë me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Rohde për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …